Hilmi Mehmeti filloi sot detyrën e Kryeshefit të IPK-së
Prishtinë, 6 maj - Në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës nga Kryeshefi Ekzekutiv, Fitim Shishani te Kryeshefi i ri i IPK-së, Hilmi Mehmeti.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës u realizua në sallën e konferencave në objektin e IPK-së në Hajvali në prezencë e Zëvendës ministrit të MPB-së z. Valdet Hoxha, përfaqësuesve nga ICITAP-i amerikan, EULEX-i dhe stafit menaxhues të Inspektoratit Policor.
Me këtë rast z. Fitim Shishani duke i uruar sukses Kryeshefit të IPK-së z. Hilmi Mehmeti i dorëzoi të njëjtit Planin Zhvillimor Strategjik 2016-2018 dhe Projektin për regjionalizimin dhe fuqizimin e IPK-së.
Kolegu im Hilmi Mehmeti ka kapacitetet për të udhëhequr këtë institucion dhe ka një ekip të mirë në IPK që do ta ndihmojë në realizimin me sukses të detyrave theksoi z. Fitim Shishani duke falënderuar stafin menaxhues të IPK-së dhe partnerët ndërkombëtar ICITAP dhe EULEX.
Kryeshefi i IPK-së z. Hilmi Mehmeti me rastin e pranimit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së theksoi se do të vazhdoj angazhimet e tij profesionale drejt avancimit të punës së IPK-së:
Do të vazhdoj të avancoj punën e Inspektoratit Policor drejt realizimit me sukses të misionit ligjor duke punuar si një ekip e përbashkët edhe drejt avancimit të punës së Policisë së Kosovës theksoi Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Hilmi Mehmeti.
Edhe Zëvendës Ministri i MPB-së z. Valdet Hoxha duke falënderuar për punën e deritashme të Kryeshefit Shishani theksoi edhe njëherë se IPK do të vazhdoj të ketë përkrahjen nga MPB-ja:
Në emër të Ministrit të MPB-së dua të shpreh përkrahjen e plotë për pozitën e Kryeshefit dhe IPK-së dhe në këtë mënyrë do të arrijmë objektivat e Ministrisë së Brendshme që janë avancimi - sundimi i rendit dhe ligjit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës theksoi zv. Ministri Hoxha duke potencuar bindjen se përvojën që ka Kryeshefi nga policia do ta kombinoj me përvojën që kërkohet në IPK.