Hidhet poshtë dëshmia e dëshmitarit X
Prishtinë, 21 mars - Trupi gjykues në rastin Kleçka ka marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e Agim Zogajt, i njohur si Dëshmitari X, janë të papranueshme.
Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendas.
Gjykatësit kanë vlerësuar se prokuroria nuk i ka përmbushur disa standarde të caktuara procedurale, dhe për këtë arsye dëshmia e Agim Zogajt është e papranueshme.
Deklaratat e X-it dhe ditarët e tij në rastin Limaj, sot janë shpallur si si prova të papranueshme për Gjykatën dhe se tani po diskutohet si të vazhdoj procesi.
Gjykatësi i lëndës, e ka dhënë një arsyetim për këtë aktvendim, që sipas tij nuk ngritët aktakuzë vetëm nga një dëshmitar, që ka qenë vetë i dyshuar.
Sipas gjykatësit, po të ishte gjallë Agim Zogaj ne do ta ftonim për të dhënë edhe personalisht dëshminë e tij.
Arsyetimi për hedhjen poshtë të kësaj dëshmia përmban 29 faqe.
Shqyrtimin e pranueshmërisë së deklaratave të dëshmitarit X e kishte kërkuar pala mbrojtëse, për shkak të gjendjes psiqike të tij, në kohën e dhënies së dëshmisë dhe po ashtu edhe ekspertizës së grafologjisë.
Ekipeve të prokurorisë dhe të mbrojtjes u është kërkuar që ti paraqesin deklaratat e tyre përfundimtare përpara se të nxiret aktgjykimi për këtë rast.
Në ndërkohë, gjykatësi kryesues ka urdhëruar lirimin e të pandehurve nga paraburgimi. Mbrojtja dhe prokuroria do të kenë të drejtën e ankesës pasi të shpallet aktgjykimi.
Seanca do të vazhdoj, por ende nuk dihet se si do të procedohet më tutje ky proces.