Hidhet poshtë aktakuza në rastin e Doganës
Prishtinë, 6 shtator - Gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në rastin kundër Naim Huruglicës dhe Lulzim Rafunës ka hedhur poshtë aktakuzën kundër tyre.
Dy personat janë, Drejtori i Doganave të Kosovës dhe udhëheqësi i Zyrës Ligjore të Doganës së Kosovës.
Ata ishin të akuzuar për Shpërdorim të detyrës zyrtare dhe Abuzim të autorizimeve ekonomike.
Aktakuza është hedhur poshtë në bazë të ligjit. Gjykatësi vendosi se nuk kishte mundësi reale që të dyshuarit të shpalleshin fajtorë gjatë gjykimit kryesor. Nuk kishte dyshime të bazuara se të dyshuarit kishin kryer vepër penale.