Hidhet nga kati i tetë i banesës, shkak gjendja e rëndë ekonomike
Ferizaj, 8 shtator - Një person ka humbur jetën sot në Ferizaj, pasi ka rënë nga kati i tetë i banesës ku jetonte.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10.30 minuta në rrugën \"Vëllezërit Gërvalla\".
Sipas burimeve të Klan Kosova, mësohet se burri është vetëhedhur për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.
Ende nuk dihet identiteti i saktë i personit, ndërsa policia po e heton rastin.