09 Janar 2025

Hetuesit e IPK-së pas një hetimi dy mujor arrestojnë katër të dyshuar

Gjakovë, 26 korrik - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se rreth dy muaj më parë kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se një i dyshuar (zyrtar policor në Gjakovë) mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent filluan të ndërmarrin veprime hetimore/operative duke përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit ndaj zyrtarit policor.

Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura si dhe bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, mbrëmë është realizuar operacioni i cili rezultoi me arrestimin e një zyrtari policor dhe tre qytetarëve me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ka vazhduar me bastisje në Gjakovë ku janë gjetur  dhe sekuestruar prova të ndryshme.

Të arrestuarve në këtë rast nga Inspektorati Policor me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)