Hetuesit e IPK-së arrestojnë një zyrtar policor
Prishtinë, 26 janar - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë për involvimin e një pjesëtari të Policisë së Kosovës në një rast rrahje.
Bazuar në ligjin e IPK-së, hetuesit e Inspektoratit janë njoftuar menjëhërë për këtë rast dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Incidenti raportohet se ka ndodhur dje (25.01.2014) rreth orës 14:00 në rrugën Avdullah Tahiri në Gjilan ku zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ishte involvuar në një rast rrahje duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës pas një mosmarrëveshje verbale rreth një borxhi.
Për shkak të lëndimeve trupore viktima është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën mjekësore në Gjilan.
Pas marrjes së informacioneve për këtë rast si dhe marrjes së deklaratave nga ankuesi si dhe dëshmitarët okular, në konsultim me Prokurorin përgjegjës, zyrtari policor G. J. është arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës me dyshimin se i njëjti ka kryer vepën penale lëndim trupor.
I arrestuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj zyrtarit policor që ka qenë duke punuar në Policinë kufitare Drejtoria Lindje, është marrë edhe masa e suspendimit me pagesë deri në përfundim të hetimit.