15 Janar 2025

Hetohen 45 gjyqtarë e prokurorë

Prishtinë, 13 prill - Zyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, është duke i hetuar mbi 45 raste të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët dyshohen se gjatë punës së tyre në sistemin e drejtësisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Zyrtarë nga zyra e Prokurorit Disiplinor, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjyqtarët dhe prokurorët që po hetohen, dyshohen se kanë bërë shkelje dhe kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Arianit Salihu, inspektor i lartë gjyqësor, pohoi se për \"disa nga gjyqtarët e prokurorët të cilët nuk kanë treguar profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, kanë nisur hetimet\".

\"Në vitin 2015, zyra e Prokurorit Disiplinor ka bartur gjithsej 30 lëndë të trashëguara nga viti 2014. Ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2015, përfshirë muajin janar, shkurt dhe mars, në zyrën e Prokurorit Disiplinor janë paraqitur gjithsej 16 parashtresa, kundër prokurorëve të prokurorive të niveleve të ndryshme në Kosovë. Gjashtë prej tyre janë hapur si hetime disiplinore, ndërsa dy raste janë dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës\", tha Salihu.

Lidhur me hetimet që po zhvillohen, Zyra e Prokurorit Disiplinor, bën të ditur se \"ka raste kur pretendohet se prokurorët kanë vepruar në konflikt interesi, si dhe po ashtu, ka raste për vepër të mundshme penale dhe neglizhencë në ushtrimin e funksionit gjyqësor ose prokurorial\".

Nga ana tjetër, prokurorja e shtetit, Laura Pula, njëherësh koordinatore nacionale kundër korrupsionit, duke mos dashur të flasë shumë lidhur me punën e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe hetimet që bëhen, tha se mund të ketë raste të cilat hetohen edhe për moskryerjen e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsion, por ajo thotë se nuk vërehet ndonjë vonesë në ketë drejtim.

\"Lëndët janë në Komision Disiplinor, por si do të përfundojë procedura, për ne ende është e panjohur. Pavarësisht faktit që janë në Komisionin Disiplinor, sa i përket punës së përmbushjes se planit të veprimit, deri më tani nuk është vërejtur ndonjë mangësi\", tha Pula.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë kërkuar në disa raste që emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë respektuar kodin e etikës dhe kanë treguar sjellje joprofesionale, të publikohen.

/Radio Evropa e Lirë/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)