Hetimet për rastin Asanajt në fazën përfundimtare

Prishtinë, 21 gusht - Procesi i hetimeve në lidhje me çështjen e cila cilësohet si më e rënda në vitet e fundit, për shkak të pozitës si Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), që i ndjeri kishte në momentin e vdekjes, tashmë është në fazën përfundimtare.
Hetuesit amerikanë të Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë. Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, pohon se shumë shpejt do ta thotë fjalën e tij.
Në dispozicion ai ka edhe të gjeturat e hetuesve të FBIsë.