Hetimet për Asanajn, FBI shmang EULEX
Prishtinë, 6 korrik - Ekspertët e FBIsë nuk kanë takuar shumë persona në hetimin e vdekjes së Dino Asanajt.
Deri më tash ata nuk janë takuar me prokurorin e EULEXit, që merret me këtë rast.
Rezultatet e ekzaminimit të thikës, letrës që dyshohet se i ndjeri e ka shkruar në çastet e fundit, gjurmët e gishtërinjve e telefonat, laboratori i forenzikës tashmë ua ka dërguar organeve përkatëse.