04 Maj 2024

Hetime të reja në Komunën e Prizrenit

Prishtinë, 9 mars - Aktakuza e ngritur ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë zyrtarëve tjerë komunalë nuk do të mbetet e vetmja.

Disa zyrtarë të tjerë komunalë të Prizrenit po ashtu dyshohen për keqpërdorime gjatë tenderëve, për dhënieve të lejeve të paligjshme, e shkelje të tjera të ligjit, për ç’gjë i kanë nxjerrë goxha punë Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Burime të gazetës brenda kësaj prokurorie kanë bërë me dije të premten se janë edhe së paku dy raste të tjera që janë duke u zhvilluar hetime, ku të dyshuar për keqpërdorime janë drejtorë të drejtorive komunale të Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

“Drejtoria e Arsimit në qytetin e Prizrenit prin për keqpërdorime. Parregullsitë dyshohen të jenë bërë gjatë ndarjes së buxhetit për nevoja të shkollave dhe punonjësve arsimorë”, ka thënë një burim i afërt me rastin në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Por sipas të njëjtit, edhe zyrtarë të departamenteve të tjera janë nën hetime. “Edhe një hetim tjetër është në procedim e sipër për dhënien e lejeve për mbindërtime”, ka saktësuar ky burim i afërt me Prokurorinë në Prizren.

I kontaktuar nga gazeta, Nexhat Çoçaj, drejtor i Drejtoratit të Arsimit në Komunën e Prizrenit e ka pranuar se ndaj zyrtarëve komunalë janë duke u bërë hetime, por sipas tij, janë duke u bërë hetime për parregullsitë që dyshohet se kanë ndodhur në vitin 2007, përkatësisht në vitin 2009.

“Është një rast i vitit 2007. Ka të bëjë me ndërrimin e kulmit në shkollën ‘Mati Logoreci’ në Prizren. Këtë procedurë e pati nisur Agjencia Kundër Korrupsionit dhe nuk po i hetohen zyrtarët e Drejtoratit të Arsimit, por Zyra e Prokurimit”, ka saktësuar Çoçaj.

Një rast tjetër ku prokuroria po heton në Kuvendin Komunal të Prizrenit, sipas tij, ka të bëjë me vitin 2009. “Ky rast ka të bëjë me padinë që pati bërë pronari i një agjencie të autobusëve lidhur me mosdhënien e kontratës për ekskursione. Ai nuk e pati marrë këtë kontratë dhe pati bërë një padi, ndërsa tashmë prokuroria po e shqyrton atë rast”, ka thënë më tej Çoçaj.

Por, për rastet e përmendura nga Nexhat Çoçaj dhe për të tjerat që gazeta ka mësuar se janë duke hetuar nga prokurorët dhe hetuesit në Prizren, nuk është i njoftuar kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Së paku kështu, shprehet vetë i pari i komunës.

“Përveç aktakuzës që e ka ngritur EULEX-i, nuk kam informacione të tjera për ndonjë hetim tjetër apo për ndonjë rast tjetër të hapur në Prokurori”, ka thënë shkurt kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Ndaj Ramadan Mujës dhe pesë zyrtarëve të tjerë komunalë, një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë javën e kaluar. Aktakuza e ngritur dhe si e tillë e dërguar në Gjykatën Themelore pretendon se Ramadan Muja, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi, janë të përfshirë në një parregullsi që ka të bëjë me shfrytëzimin dhe për?timin e paligjshëm nga toka që i takon Komunës së Prizrenit. Për më tepër ata akuzohen, edhe se kanë kryer edhe vepra të tjera që kanë rezultuar me shkeljen e rëndë të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile.

Sipas misionit EULEX, Ramadan Muja akuzohet në katër pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoriteti, Minir Krasniqi akuzohet në dy pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, derisa Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, Sadik Paçarizi dhe Abdullah Tejeci akuzohen secili në një pikë të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)