09 Maj 2024

Hetime për vrasjet e Mustafës, Zemaj e të tjerëve pas luftës

Prishtinë, 24 gusht - Tre dëshmitarë bashkëpunues janë duke ju dhënë dëshmi prokurorëve të EULEX-it për krime të rënda, siç janë vrasjet e pasluftës të cilësuara si vrasje “politike”.

Siç ka shkruar sot gazeta “Koha Ditore”, Besnik Hasani, Shpend Qerimi dhe Shkumbin Mehmeti kanë fituar statusin e dëshmitarit. Të tre janë të dënuar me burgim mbi 30 vjet. Hasani dhe Qerimi kanë qenë policë, ndërsa Mehmeti i dënuar për vrasjen e një polici të UNMIK-ut.

Ata kanë filluar të japin dëshmi për krime të kryera në rajonin e Prishtinës dhe në Rrafshin e Dukagjinit.

Burime nga procesi kanë thënë se dëshmitarët janë ofruar vetë në dispozicion për të dëshmuar për krimet.

Burime të Kohës Ditore thonë se prokurorët besojnë se me këto dëshmi mund të zbardhen vrasja e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt, Rexhep Lucit e të tjera.

Që të tre të dënuarit, së bashku me Enver Sekiraçën, janë duke i vuajtur dënimet e tyre në pavijonin e sigurisë së lartë, të ndërtuar së voni për dëshmitarë bashkëpunues të dënuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)