16 Janar 2025

Heset Mazrekaj merr detyrën e Avokatit te Përgjithshëm Shtetëror

Prishtinë, 13 gusht - Sot në praninë e  Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, mori detyrën e Avokatit të Përgjithshëm të Avokaturës Shtetërore, Heset Mazrekaj. Ministri Kuçi, i uroi mirëseardhje, Mazrekaj, dhe njëherit i  ofroi   mbështetje të plotë në fuqizimin dhe funksionalizimin te këtij mekanizmi, i cili ka rendësi të madhe për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe ngritjen e imazhit të institucioneve.

Njëkohësisht, Ministri Kuçi e falënderoi edhe ish Udhëheqësin e Divizionit për Përfaqësim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Fekë Sadikaj për punën e bërë deri më tani.                                                               

Me funksionalizimin e  Avokaturës Shtetëror, Divizioni për Përfaqësim pranë Ministrisë së Drejtësisë, do të pushojë t’i kryej detyrat e përfaqësimit të autoriteteve publike, ndërsa të punësuarit në Divizionin për Përfaqësim në Ministrinë e Drejtësisë, vazhdojnë të punojnë në Avokaturën Shtetërore në pajtim me dispozitat e ligjit. 

Avokatura Shtetërore do të  funksionon si mekanizëm i pavarur dhe i qëndrueshëm i përfaqësimit të pavarur ligjor të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)