HDPK ndan mirënjohje për Policinë e Kosovës

Prishtinë, 20 shkurt - Shoqata e Njerëzve më Aftësi të Kufizuar dhe Hendikepë (HDPK) ndau sot një mirënjohje në shenjë përkrahjeje të vazhdueshme që ka dhënë Policia e Kosovës për këtë kategori të qytetarëve.
Drejtori i përgjithshëm i PK-së Shpend Maxhuni i cili e pranoi mirënjohjen në emër të PK-së theksoi se policia do të vazhdoj me një qasje të tillë sa herë që mundësitë dhe rrethanat lejojnë këtë:
Policia e Kosovës çdo herë ka treguar gatishmëri dhe vullnet me vet faktin që i ka dhënë prioritet qasjes çfarë e kemi edhe sot përmes inkuadrimit në PK të personave me aftësi të kufizuar. Kjo dëshmon diversitetin në organizatën tonë dhe një qasje e tillë do të vazhdoj sa herë që mundësitë dhe rrethanat lejojnë këtë, theksoi ndër të tjera Maxhuni.
Kryetari i shoqatës së HDPK-së, Agim Vatovci falënderoi policinë për ndihmesën e dhënë duke potencuar se nga 35 të punësuar nga kjo shoqatë, nëntë prej tyre janë të punësuar në PK.