Haxhiu kërkon largimin e kreut të AKI-së Florin Krasniqi
Prishtinë, 13 prill - Deputeti Bekim Haxhiu-Kamishi, anëtar nga PDK-ja i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të këtij komisioni, Florin Krasniqi që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje....
Ai tha se Krasniqi ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit të këtij komisioni.
Kam kërkuar largimin e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, pasi ka keqpërdorur pozitën, për përfitime politike.
Kërkesën do tia dërgojë Kryesisë së Kuvendit, ka thënë Kamishi në një konferencë për media, të organizuar pas një mbledhjeje të këtij komisioni.
Ndërkaq Krasniqi menjëherë ka mohuar deklaratën e Haxhiut, se ai ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit.