24 Dhjetor 2024

Haxhiç sot do të paraqitet para gjykatësve të Tribunalit të Hagës

Hagë, 25 korrik - Krimineli i luftes në Ish Jugosllavi, Goran Haxhiç sot do të paraqitet për herë të parë para gjykatësve të Tribunalit të Hagës, në lidhje me aktakuzën rëndon mbi të për krime lufte në Kroaci.

Haxhiç, i cili u transferua nga Serbia në Hollandë të premten e kaluar pas arrestimit të tij, do të kërkohet të deklarojë se ndihet i fajshëm ose i pa fajshëm për 14 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë edhe shkatërrimin e qytetit të Vukovarit dhe të Danubit në vitin 1991.

Zëdhënësja e Gjykatës, Nerma Jellaçiq ka deklaruar se në ditët e ardhshme ai pritet të ketë takime me përfaqësuesit e Tribunalit, të cilët do t`i shpjegojnë se në çfarë mënyrë mund ta formojë ekipin e tij të mbrojtjes.

“Sot do të paraqitet për herë të parë në gjykatë, ku do të kërkohet të sqarohet për aktakuzën 14-pikëshe\", u shpreh zëdhënësja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)