04 Maj 2024

Hartimi i strategjisë së Këshillit Prokurorial deri më 31 mars

Prishtinë, 16 shkurt - Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi, sot është mbajtur një takim i përbashkët në mes përfaqësuesve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prokurorit të Shtetit, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës, Doganave, Administratës Tatimore, Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe Agjencionit Kundër Korrupsionit.

Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi ishte hartimi i Strategjisë së Këshillit Prokurorial të Kosovës për ngritjen dhe koordinimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe agjencive përgjegjëse për zbatimin e ligjit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ashtu siç kërkohet nga Raporti i Progresit të KE-së për Vitin 2011.

Në këtë takim të pranishmit e vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehën qëndrimin e tyre se bashkëpunimi duhet të avancohet.

Gjithashtu, në këtë takim u vendos që përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të lartpërmendura, brenda dhjetë ditësh t’ia dërgojnë rekomandimet e tyre Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe bashkërisht ta hartojnë këtë draft-strategji.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, më 5 dhjetor 2011, në bazë të nenit 4 paragrafi 1 pika 9 dhe 26 të Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, neni 10 paragrafi 10 pika 1 të Rregullores së Punës së KPK-së, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në punë, si dhe në pajtim me rekomandimet që dalin nga Raporti i Progresit për Vitin 2011, ka nxjerr vendimin për themelimin e Komisionit për hartimin e Strategjisë së KPK-së për ngritjen dhe koordinimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe agjencive përgjegjëse për zbatimin e ligjit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Grupi Punues ka për detyrë që ta përgatis ketë draft-strategji, deri më 31 mars 2012.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)