Haradinaj udhëton në Gjykatën e Hagës
Prishtinë, 20 korrik - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot drejt Hagës, për të marrë pjesë në seancën e vendimit të apelit, që do të shpallet paraditen e së mërkurës, të datës 21 korrik, në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Prezenca e kryetarit Haradinaj në këtë seancë është procedurale.
Në vendimin e Trupit Gjykues të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, të datës 3 prill 2008, kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Haradinaj, është shpallur plotësisht i pafajshëm dhe është liruar nga të gjitha akuzat.