Haradinaj përkujton heronjtë e Kosovës

Prishtinë, 21 shtator -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, në 20 vjetorin e rënies.
Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi kryeministri Haradinaj.
Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet Akademi Përkujtimore dhe do të bëhet Rivarrimi i Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi.