Haradinaj ndalohet në Basel sipas urdhërarrestit të Serbisë
Prishtinë, 4 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
\"Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t\'i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë\", ka theksuar AAK.
Njëkohësisht AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës.