Haradinaj: FAK, hapi i fundit i shtendërtimit
Prishtinë, 5 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku është pritur nga komandanti i saj, Gjeneral-nënkolonel Kadri Kastrati.
Kryetari Haradinaj i ka dhënë edhë një herë mbështetje të fuqishme krijimit të ushtrisë së Kosovës, duke thënë e Forcat e Armatosura të Kosovës janë hapi i fundit i krijimit të shtetit të Kosovës dhe kjo nuk guxon të ketë alternativë. Shteti sovran dhe i pavarur duhet të ketë ushtri, ka thënë kryetari Haradinaj, në SHP të FSK-së.
Aleanca e mbështetë fuqishëm themelimin e Forcave të Armatosura dhe nuk kalkulon çmim drejt këtij synimi, aq më pak kur çmimi është kalimtar, ka thënë ai.
Aleanca ka plan të detajuar politik për qeverisjen e ardhshme 4-vjeçare dhe për avansimin dhe rolin e forcave të armatosura. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë ushtri profesionale e aftë për tu ballafaquar me sfidat e sigurisë në të cilat do të hasë Kosova dhe e aftë për të marrë pjesë në misione të përbashkëta me aleatët. Kosova me ushtrinë e vet do të jetë faktor i fuqishëm i paqes në rajon dhe më gjërë.
Ne nuk mjaftohemi që të jemi vetëm përfitues nga ombrella e NATO-s në rajon. Ne synojmë të jemi kontribues aktivë i kësaj ombrelle, në partneritet të plotë me miqtë dhe Aleatët tanë të NATO-s. Ne do të synojmë anëtarësimin e plotë në NATO, por paraprakisht duhet t\'i kryejmë detyrat tona të brendshme, një prej tyre shpresoj të kryhet sot, ka thënë kryetari Haradinaj, në vizitën e sotme bërë Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.