Haradinaj bisedoi me Schlumberger për organizimin e zgjedhjeve
Prishtinë, 18 korrik - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në selinë e AAK-së shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.
Kryetari Haradinaj dhe ambasadori Schlumberger bashkëbiseduan për proceset e mëtejme të demokratizimit, zhvillimin e institucioneve dhe proceseve demokratike, me theks të veçantë organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve të ardhshme në mbarë vendin tonë.
Kryetari Haradinaj e falënderoi ambasadorin Schlumberger për rolin e madh të misionit të OSBE-së dhe mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e institucioneve demokratike në periudhat e shtetndërtimit në Kosovë.
Ai tha se mbështetja e këtij misioni është e rëndësisë së veçantë për organizmin e zgjedhjeve të ardhshme në Republikën e Kosovës, posaçërisht në veri të vendit.