Hapet Shkolla Dimërore për parandalimin e përdorimit të drogave
Prishtinë, 7 mars - Organizata jo qeveritare Labyrinthorganizoi Shkollë Dimërore për parandalimin e përdorimit të drogave në kuadër të projektit ndërkufitarParandalimi i transmetimit të HIV dhe drogave në mesin e popullsisë rezidente në zonën ndërkufitare, të financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.
Kjo shkollë qëështë hapur sot do të zgjasëderi më 11 mars 2016.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle mori pjesë, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, i cili tha se Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë Kombëtare kundër Narkotikëve dhe Planin e veprimit 2012 2017. Pra , janë përcaktuar objektivat e përgjithshme dhe specifike, duke harmonizuar veprimet ndërinstitucionale vendore dhe ndërkombëtare , me të vetmin qëllim parandalimin dhe luftimin e narkotikëve.
Ky aktivitet i Shkollës Dimërore është shumë i rëndësishëm sepse me këtësynohet që të kontribuohet në kohezionin shoqërorë, ndërmjet shteteve partnere duke krijuar partneritetin ndërkufitarë në fushën e parandalimit të HIV-it/drogës, tha zëvendësministri Mustafa
Zëvendësministri Mustafa vuri në dukje se qëllimi kryesor i kësaj Shkolle Dimërore është pajisja e studentëve apo profesionistëve të ardhshëm nga Kosova dhe Maqedonia, me njohuritë kyçe të këtyre problematikave prezente në rajon.
Bashkëpunimi ynë me Republikën e Maqedonisë po vazhdon përpos në fushën e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë, edhe në nismat tjera të përbashkëta, sikurse është rasti i sotëm. Krimi nuk njehë kufi, prandaj është mirë që ju jeni tanimë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta kundër kësaj dukurie negative, tha zëvendësministri Mustafa.
Zëvendësministri Mustafa tha se falë punës së madhe dhe të koordinuar nga të gjithë mekanizmat institucional, duke përfshirë këtu edhe OJQ-të, tanimë lufta kundër narkotikëve është storie suksesi në Republikën e Kosovës, duke u bërë pothuaj lidere e efikasitetit në rajon e më gjerë.