Hapet rasti Bllaca 4, Azem Syla i dyshuar
Prishtinë, 7 nëntor - Publikimi i skandalit të EULEX-it jep rezultate.
Familja e Nazim Bllacës është larguar të mërkurën nga Kosova, për shkaqe sigurie, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo është strehuar në një vend të sigurt. EULEX-i ka filluar hetimet kundër një grupi, përfshirë edhe deputetin Azem Syla.
Hetuesit e EULEX-it kanë intervistuar një dëshmitar kyç në këtë proces.
Rasti është aktivizuar pas raportimit të Kohës Ditore javën e kaluar se zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel, kishte penguar hetimin duke mos lejuar dy prokurore që ta merrnin në pyetje dëshmitarin Nazim Bllaca.
/Koha Ditore/