24 Dhjetor 2024

Hapet porta kufitare 31 në Bërnjak

Prishtinë, 1 gusht - Pika kufitare numër 31 në Bërnjak raportohet të jetë hapur të dielën në mbrëmje për kalimin e udhëtarëve.

“Ashtu siç ju kemi njoftuar, është hapur për kalimin e qytetarëve”, ka thënë për mediat serbe, zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter.

Sipas tij, hyrja u lejohet vetëm automjeteve dhe autobusëve.

“Hyrjet në Jarinë dhe Bërnjak kanë qenë të mbyllura për shkaqe sigurie. Pas përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Zubin Potok, ka qenë e mundur hapja e pikës në Bërnjak”, ka thënë Vihter. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)