Hapet për qarkullim rruga Zveçan-Zubin Potok

Zveçan, 11 janar - Është hapur për qarkullim rruga Zveçan-Zubin Potok, të cilën banorët e fshatit Banov Do e kanë bllokuar paradite, në ora 10, meqë në kolonën e KFOR-it gjendeshin edhe dy automjete të EULEX-it.
Kryetari i komunës paralele së Zveçanit, Dobrosav Dobric, dhe komandanti i njësisë së këmbësorisë të KFOR-it, Joseph Lynch, janë pajtuar që kolona të lejohet të kaloj në rrugën drejtë pikës kufitare në Jarinjë.
Dobric ka thënë për Beta se ka marrë garanci se doganierët e Kosovës nuk do të transportohen me automjetet e KFOR-it dhe të EULEX-t.
Ndërsa, siç raporton televizioni lokal Most, përfaqësuesi i KFOR-it ka thënë se në kolonën e tyre gjendet personeli që do të zëvendësoj kolegët ndërkombëtarë në kufi.