Hapet fushata për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës
Prishtinë, 2 korrik - Shoqata Down Syndrome Kosova do të fillojë fushatën për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, me theks të veçantë promovimin e mbrojtjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ndalimin e ndëshkimit trupor.
Kjo fushatë organizohet në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve me sindromën Down”, i cili implementohet nga Down Syndrome Kosova, në partneritet me Save the Children International zyra në Kosovë dhe me financim nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA).