Hapet Dita e Vizitorëve të Shquar në ushtrimin ushtarak 'Defender Europe'
Prishtinë, 30 maj - Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës organizon sot Ditën e Vizitorëve të Shquar (DV Day) të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe '23”, që mbahet në Babaj të Bokës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, duke filluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe personalitete të shquara nga aleatët tonë strategjikë, nga SHBA, Shqipëria, si dhe vendet tjera partnere.