07 Maj 2024

Hapen edhe tri pika të kalimit të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Tiranë, 16 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, nënshkruan sot në Tiranë, marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për hapjen e tri pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, në: Glloboçicë- Borje; Orçush-Orgjost dhe Krushevë-Shishtavec.

Po ashtu, Ministrat Rexhepi dhe Noka gjatë takimit të përbashkët nënshkruan edhe marrëveshjen për “Krijimin dhe funksionimin e një qendre të përbashkët bashkëpunimit policor”. 

Me këtë rast, ministri Bajram Rexhepi, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, ministrive homolge dhe agjencive të zbatimit të ligjit, u shpreh se “këto marrëveshje do të rrisin maksimalisht frymën e bashkëpunimit në të ardhmen, gjithnjë me qellim të krijimit te kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por në të njëjtën kohë edhe një luftë më efikase të përbashkët kundër krimit të organizuar, në veçanti të krimit ndërkufitar. 

Ndërsa gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, nënvizoi se “zhvillimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me Republikën e Kosovë, mbetet gjithmonë prioritar dhe merr një rëndësi të dorës së parë. Edhe pse kemi një bashkëpunim të shkëlqyer deri më tash jo vetëm në nivel politik, por edhe ndërmjet strukturave në varësi të dy ministrive homologe është ende e nevojshme të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

Marrëveshjet e nënshkruara sot nga ministrat Rexhepi dhe Noka bazohen në legjislacionin respektiv të të dyja vendeve, rekomandimet e Komisionit Europian, Kodin e Shengen-it, si dhe në praktikat më të mira ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)