Hamiti, dyshohet se përfitonte paligjshëm një BMW X5
Prishtinë, 16 shtator - Kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Sami Hamiti dhe biznesmenët Agim Ademi dhe Muharrem Rama, akuzohen nga prokurori i EULEX-it, Pascal Persoons, për vepra kriminale nga të cilat mund të dënohen nga 1 deri në 9 vjet burgim.
Ndaj të treve tashmë është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, me arsyetimin se po të jenë në liri ata mund ti kërcënojnë dëshmitarët që lidhen me rastin.
Hamiti, sipas prokurorit, dyshohet se ka tentuar ti tejkalonte limitet e autorizimeve zyrtare dhe të përfitonte paligjshëm një BMW X5 ose 30 mijë euro, shkruan \"Koha Ditore\".
Krejt kjo, thuhet të jetë bërë me synim të aranzhimit të ndryshimit të statusit të një prone të paluajtshme nga \"zonë e gjelbër\" në \"zonë ndërtimore\", në dobi të Dritëro Kadollit, pronarit të kompanisë \"Capital Ring\", me veprimtari në Prishtinë.
Ademi dhe Rama dyshohen se si kryes apo bashkëkryes kanë tentuar që vetes apo personit tjetër ti sjellin pasuri të kundërligjshme, duke e përdorur forcën apo kërcënimin e rëndë.