Halimi: Leonora Jakupi bashkëpunëtore në krim të organizuar
Ajo ka shprehur bindjen se Leonora Jakupi, që është njëra nga përfitueset e një parcele është viktimë e pushteti.
Halimi ka thënë se Leonora Jakupi është frikësuar që të ballafaqohet direkt me të në Interaktiv të KTV-së., por për të ka pasur një pyetje.
A është e vetëdijshme Leonora Jakupi që është bashkëpunëtore në krim të organizuar?, ka thënë Halimi.
Ajo është viktimë e këtij pushteti, njerëz të fuqishëm. Jo vetëm unë por të gjithë në Skenderaj e dijnë se prapa saj qëndron njeriu që sundon nga burgu, kush tjetër pos Sami Lushtakut. Një artiste nuk do të duhej të hynte në lojëra të tilla, ka shtuar më pas ajo.
Halimi ka treguar për shkeljet e kritereve nga ana e Kuvendit Komunal, me rastin e ndarjes së këtyre parcelave.
Në nenin 2 thuhet se formohet komisioni për vlerësimin e ankandeve publike. Është formuar komisioni prej 7 anëtarësh. Por nga ky komision janë shkelur procedurat. Për secilën prej 4 parcelave që janë ndarë ka pasur vetëm një ofertues, dhe këtu është shkelur kriteri i parë, ka thënë Halimi, transmeton Koha.net.
Aty thuhet edhe se prona publike duhet të jepet në shfrytëzim për interes publik.
Çfarë është interesi publik nga këto dhënie. Në këtë pikë nuk ka kurrfarë sqarimi se çfarë do të përfitojnë banorët dhe çfarë do të përfitojë Komuna e Skenderajt. Komuna paraprakisht është dashur të merret vesh me banorët, me gojë ose me shkrim. Banorët janë informuar nga televizoni për këtë gjë, ka thënë Halimi.
Halimi ka thënë se banorët kishin shfaqur më herët interesim për të sjellë investitorë aty, por komuna kishte refuzuar.
Sepse investitorët nuk ishin Leonora, Driloni apo Rukolli. Ata tash ose nuk janë informuar, ose nuk kanë guxuar fare të lajmërohen në këtë ankand, ka thënë Halimi.