Halbauer: Kosova ka nevojë për ushtri, por jo tani
Prishtinë, 4 maj - Ish komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali gjerman Volker Halbauer në një takim me studentët e kolegjit ISPE pohoi se Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj, por duhet të presë për momentin e duhur për ta themeluar atë.
Kosova ka nevojë për ushtri, por jo tani. Pse e them kët dhe ka zhvillime të shumta dhe sfida të shumta. Ne duhet që seriozisht të angazhohemi për ta mirëmbajtur situatën aktuale. Ne nuk duhet ti hedhim vaj zjarrit.\"
\"Sa kam qenë komandant i KFOR-it kam mësuar shumë, por më e rëndësishmja është që duhet të kemi qetësinë dh të veprojmë në kohën e duhur.\"
\"Problemet në Ballkan unë i shoh si probleme të brendshme dhe nëse ne si NATO jemi të gatshëm ti zgjidhim problemet ku ne jemi të përfshirë, atëherë do të mund të zgjidhim edhe problemet e brendshme, pohoi ndër
I pyetur rreth KFOR-it dhe angazhimit të kësaj force në Kosovë gjenerali pohoi se KFOR-i është një tregim suksesi në Kosovë dhe është në fakt tregimi më i suksesshëm i NATO-s kohëve të fundit meqë ambienti që sigurohet nga KFOR-i është një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë, gjë që nuk mund të thuhet edhe për vendet tjera ku NATO është i përfshirë.
Gjenerali Volker Halbauer ka qenë komandant i KFOR-it në periudhën shtator 2012 shtator 2013, kurse aktualisht është anëtar i këshillit të kolegjit ISPE.