04 Maj 2024

Halbauer: Barrikada mbi Ibër nuk do të largohet dhunshëm

Prishtinë, 28 korrik - Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Volker Halbauer përsëriti se nuk do të urdhëroj heqjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, pasi e konsideron atë si simbol politik.

Në një intervistë për gazetën \"Politika\" të Beogradit, ushtaraku gjerman ka thënë se KFOR-i është mision neutral dhe i paanshëm ndaj statusit të Kosovës, andaj edhe nuk parapëlqen që të përfshihet në zgjidhjen e çështjeve politike.

Sipas tij, barrikada kryesore mbi lumin Ibër paraqet frikën dhe dëshirat e serbëve verior, andaj e kupton që nuk duhet të përfshihet në këtë problematike, dhe për këtë arsye nuk e ka ndërmend që të urdhëroj forcat paqeruajtëse të ndërhyjnë në zhbërjen e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)