14 Maj 2024

Hajriz Gashi dënohet me 15 vite burgim për vrasje

Prishtinë, 15 mars - Trupi gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën Supreme të Kosovës e ka miratuar ankesën e prokurorit të EULEX-it dhe e ka shpallur fajtor Hajriz Gashin për vrasje dhe tentim vrasje dhe e ka dënuar atë me pesëmbëdhjetë vite burgim. 

Dënimi i cili i ishte shqiptuar atij për veprën penale të mbajtjes, kontrollit, posedimit ose përdorimit të paautorizuar të armëve u zvogëlua në një vit e gjysmë burgim. 

Gjykata Supreme e miratoi pjesërisht ankesën e të pandehurit Kasum Gashi dhe dënimin prej tri viteve burgim të shqiptuar ndaj tij për veprën penale të mbajtjes, kontrollit, posedimit ose përdorimit të paautorizuar të armëve ia zvogëloi në një vit e gjysmë burgim.

Më 10 gusht 2010, prokurori i EULEX-it ka paraqitur ankesë kundër vendimit të nxjerrë nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë me anë të cilit Hajriz Gashi ishte shpallur fajtor për mbajtjen, kontrollin, posedimin ose përdorimin e paautorizuar të armëve dhe e kishte dënuar me katër vite burgim. 

I njëjti ishte shfajësuar nga akuzat tjera për vrasje dhe tentim vrasje.  I pandehuri Kasum Gashi ishte shpallur fajtor për veprën penale të mbajtjes, kontrollit, posedimit ose përdorimit të paautorizuar të armëve dhe ishte dënuar me tri vite burgim. I pandehuri i tretë Shaqir Gashi ishte shfajësuar nga të gjitha akuzat.

Gjykata Supreme e nxori aktgjykimin e saj më 7 shkurt 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)