17 Maj 2024

Hajredin Kuçi në dosjet e EULEX-it

Prishtinë, 28 tetor - Prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh ka implikuar në shkelje të ligjit ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Kuçi implikohet në rastin e ish-Sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë, Ilir Tolaj.

Bamieh thotë se në punën e Rastit Tolaj, Ministri i Drejtësisë kishte urdhëruar zyrtarër e Burgut të lejonin persona të caktuar që të vizitonin Tolajn në burg në kundërshtim me ligjin, meqë kjo mund të bëhej vetëm me urdhër të gjyqtarit, raporton KD.

Më tej, Prokurorja thotë se ishte për t’u shqetësuar se personave të cilëve ministri ua kishte lejuar ta vizitonin Tolajn në burg ishin njerëz të dyshuar për hetime të tjera të krimit ekonomik. 


/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)