Hajnat i futen në shtëpi
Podujevë, 8 korrik - Një femër shqiptare në Podujvë ka raportuar se dje në mëngjes persona të maskuar dhe armatosur u kanë hyrë në shtëpi dhe duke i demoluar shtëpinë i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, një sasi stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë.
Bëhet e ditur se hajdutët janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.
Ndërsa në Istog në mashkull ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompën e derivateve në ndërrimin e natës, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar.
Një vjedhje e rëndë është regjistruar edhe në Vitomiricë të Pejës, ku ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se në depon të cilën e mbikëqyr, i është vjedhur një motor-skaf për lundrim në ujë.