24 Dhjetor 2024

Hagë, Ratko Mlladiç del sot përpara gjykatës

Hagë, 3 qershor - Ratko Mlladiç, ish-gjenerali serb i cili akuzohet për krime lufte në Bosnje Hercegovinë do të dalë sot përpara Gjykatës së Hagës.

Ndaj Ratko Mlladiç janë ngritur 11 akuza të cilat lidhen kryesisht me masakrën më të madhe të pas luftës së Dytë Botërore, atë të Srebrenicës.

Në zonën boshnjake u vranë dhe u masakruan plot 8 mijë civilë të pafajshëm të cilët i përkisnin komunitetit mysliman. Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme avokati i Mlladiç lajmëroi se ish gjenerali ishte shtruar në spitalin e Hagës.

Nga disa të dhëna paraprake është raportuar se Mlladiç ka vuajtur para dy vitesh nga sëmundja e Limfomas.

Ratko Mlladiç u arrestua disa ditë më parë në një fshat të Beogradit ndërsa sot ai pritet që t`i përgjigjet akuzave për genocid, krime lufte dhe krime kundër njërëzimit që dyshohet se janë kryer gjatë luftës në Bosnjë, nga viti 1992 – 1995.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)