25 Dhjetor 2024

Hagë, 27 vite burg për ish-shefin e ushtrisë jugosllave

Hagë, 6 shtator - Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë ka dënuar me 27 vjet burgim, ish shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiç.

Në 13 pika të aktakuzës, Perishiç është akuzuar se ka ndihmuar dhe mbështetur vrasjen dhe veprimet ç`njerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb.

Më konkretisht, Perishiç është shpallur fajtor se ka ndihmuar dhe mbështetur sulmet artilerike dhe snajperiste kundër civilëve në Sarajevë, nga ana e Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjës në periudhën mes viteve 1993-1995; për vrasjen e rreth 7000 myslimanëve dhe dëbimin e popullatës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 dhe për sulme me raketa në Zagren, nga ana e forcave të Republikës Serbe të Krajinës në maj të vitit 1995.

Gjykatësit e Tribunalit të Hagës, e ka shpallur fajtor Perishiç për 12 pikë, ndërsa është liruar nga pika e 13-të, përkatësisht nga akuza për spastrim etnik në Srebrenicë. Aktakuza kundër tij është ngritur më 7 mars të vitit 2005, kurse gjykimi ka filluar më 2 tetor të vitit 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)