Grupi Parlamentar i LDK-së i dërgon telegram ngushëllimi familjes Paçaku
Prishtinë, 17 maj - Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur të kolegut dhe veprimtarit Kujtim Paçakut.
Kujtimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e komunitetit të tij dhe kudo që ishte.
Ngushëllime familjes Paçaku miqve e bashkëveprimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës.