04 Maj 2024

Grupi i Llapit nuk dëshiron protesta për mbrojtje jashtë gjykatës

Prishtinë, 4 qershor - Ish komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa –Remi , ka reaguar ndaj një thirrje të postuar në rrjetet sociale nën moton “Ta përkrahim Grupin e Llapit”, duke thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme që të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve përpara Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të martën (sot), kur do të paraqitet fjala përfundimtare e mbrojtjes.

“Ju njoftojmë se ne nuk e kemi parë të arsyeshme që të bëhet një organizim i tillë dhe se nuk jemi pjesë e organizimit e as që kemi autorizuar dikë që gjatë ditë së nesërme 04.06.2013 që nga ora 08:00 të dalin në përkrahje të Grupit të Llapit para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kur kemi parasysh që ne kemi modelin tonë të mbrojtjes dhe nuk do të ndërrojmë asgjë në mbrojtjen tonë."

"Do të mbesim kështu, pa kërkuar ndihmë nga askush, ngase nuk mendojmë që kemi nevojë”, thuhet në deklaratën e Rrustem Mustafës-Remit, ndaj të cilit dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, po zhvillohet proces gjyqësor.

Në një thirrje të postuar në rrjetet sociale nga persona të pa autorizuar ishte kërkuar nga qytetarët që, në emër të mbrojtjes së vlerave të luftës së UÇK-së t’i bëhet përkrahje “Grupit të Llapit”, në mënyrë paqësore duke u grumbulluar para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)