14 Janar 2025

Grupi i Drenicës sot në gjykim

Mitrovicë, 13 janar - Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë sot do të rifillojë seanca gjyqësore në rastin “Drenica 2”, ku në këtë rast akuzohen dhjetë persona. Në mesin e tyre është edhe ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) Sylejman Selimi.

Përveç Selimit për këtë rast akuzohen edhe Hysni Thaçi, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Fadil Demaku, Zeqir Demaku, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj dhe Selman Demaj.

Të gjithë këta akuzohen se kanë kryer krime lufte që supozohet se ka ndodhur në verën e vitit 1998 në fshatin Likoc të Skenderajt.

Seanca mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ndërkaq rasti tjetër si “Drenica 1” fillon më 15 janar po ashtu në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ku të akuzuar janë: Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Sabit Geci, Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Jahir Demaku dhe Avni Zabeli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)