03 Maj 2024

Grupi i Drenicës sot do të paraqiten në Prokurori

Prishtinë, 17 korrik - Të dyshuarit në “Grupin e Drenicës”, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir e Zeqir Demakun, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli do të paraqiten sot në Prokurori.

Të dyshuarit do të merren në pyetje nga Prokurori italian i kësaj çështjeje, Mauritzo Salustro lidhur me dyshimet për krime lufte.

Tahir Rrecaj, avokat i Sahit Jasharit, ka thënë se mbrojtja ka marrë materialin nga prokurori Salustro dhe hetimi në këtë rast është në fund.

“Besoj që hetimet janë në përfundim e sipër, nga materiali është parë se Prokurori ka dëgjuar shumë dëshmitarë,  një numër të konsiderueshëm të tyre dhe tani mbet marrja në pyetje e të pandehurve. Mbetet që ai të vlerësoj për dëshmi shtesë e pastaj edhe të vendos për ngritjen e aktakuzës apo të pushoj hetimet, që për ne do të ishte ky vendim i drejtë, pra pushimi i hetimeve për këtë rast”, ka thënë Rrecaj.

7 të dyshuarit në këtë rast po mbahen në paraburgim. Ata dyshohet se kanë kryer krime lufte në rajonin e Drenicës. Dëshmitarët e Prokurorisë pretendojnë se në Likoc janë mbajtur ndërmjet periudhës qershor – gusht 1998. 

I gjithë dyshimi i prokurorit është i bazuar kryesisht në dëshminë e dëshmitarit A dhe I, të cilët pretendojnë se kanë qenë të burgosur në Likoc e aty janë keqtrajtuar nga UÇK-ja.  


Selimi akuzohet për shtatë vepra penale, Lushtaku me tri vepra penale, ndërsa Sahit Jashari me tetë vepra penale.

Sipas pretendimeve të Salustros ish- pjesëtarët e UÇK-së dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skënderajt). Derisa Samu Lushtaku dyshohet për vrasjen e një civili.

Sipas Prokurorit Salustro, ish- komandanti Sylejman Selimi me autoritetin e tij si anëtar i UÇK-së dhe si person që ka ushtruar kontroll mbi qendrën e burgimit në Likofc në bashkëpunim me Sami Lushtakun, Avni Zabelit dhe Sahit Jasharit, dhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pacaktuar civilësh shqiptarë, të mbajtur në qendrën e burgimit.

Dhunë dyshohet se Selimui ka ushtuar edhe mbi një dëshmitarë tjetër të rastit, duke e rrahur atë me grushte dhe shkopinj druri.

“Ka urdhëruar dëshmitarin B, një civil të mbajtur në qendrën e burgimit në Likofc, të qëllonte vazhdimisht dëshmitarin A me një copë druri dhe shtypi organet gjenitale të dëshmitarit A, dhe e tërhoqën në tokë më pas”, thuhet në një dokument të hartuar nga prokurori që po udhëheq me hetimet që është publikuar në mediat vendore.

Kryetari i Skënderajt ndërkaq po hetohet për vrasjen e një burri në Galicë të Dubovcit duke e qëlluar tri herë në kokë dhe për keqtrajtimin e disa të burgosurve në qendrën e burgimit të UÇK-së.

Sahit Jashari, ndërkaq po hetohet për dhunim trupor të Ivan Bulatovic, një oficer serb i policisë të mbajtur peng nga UÇK-ja.(

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)