Grupi i Drenicës në paraburgim
Prishtinë, 1 qershor - Gjykata e Apelit ka marrë vendim, gjatë orëve të mbrëmjes së premten, që të gjithë të dyshuarit e \"Grupit të Drenicës\" ti paraburgosë për 30 ditë.
Avokati Tomë Gashi ka thënë se ky vendim është skandaloz dhe i padrejtë.
Masa e paraburgimit do të zgjasë deri më 24 qershor. Nuk ka pasur asnjë arsye të tejkalohen afatet ligjore prej 48 orëve për nxjerrjen e këtij vendimi skandaloz, të paligjshëm dhe të padrejtë, ka thënë Gashi.
Avokati Tomë Gashi, i cili e mbron ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka thënë për Epokën e re se Gjykata e Apelit e ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit për Grupin e Drenicës.
Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim mbi ankesën me të cilën e ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit. Masa e paraburgimit do të zgjasë deri më 24 qershor. Nuk ka pasur asnjë arsye të tejkalohen afatet ligjore prej 48 orëve për nxjerrjen e këtij vendimi skandaloz, të paligjshëm dhe të padrejtë, ka thënë Gashi, duke shtuar se nuk ka pasur arsye të priten orët e vonshme të natës së premte që të publikohet ky vendim, siç e ka quajtur ai, skandaloz.
Policia e EULEX-it së pari kishte arrestuar ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin, pastaj Sami Lushtakun, Jahir e Zeqir Demakun, Sahit Jasharin, Zeqir Demakun, Hysni Thaçin dhe Avni Zabelin.
Pala mbrojtëse kishte kërkuar t\'u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, kurse Maurizio Salustro kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, kërkesë që është marrë parasysh nga Gjykata.
Të shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Sahit Jashari, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, i njohur si Grupi i Drenicës, dyshohen se kanë kryer krime lufte. Ishte paraparë që vendimi për Grupin e Drenicës të jepet të hënën.