04 Maj 2024

Grupi i Drenicës edhe dy muaj paraburgim

Prishtinë, 23 qershor - Sot është marrë vendimi për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj për \"Grupin e Drenicës\".

Vendimin e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë që të vazhdojë edhe dy muaj paraburgimi i tij, në mënyrë që të zhvillohen hetimet e mëtejshme.

Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i ish- Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, avokati Tomë Gashi.

“Sipas kërkesës se prokurorit të EULEX-it ka sjell vendim me te cilin i ka vazhduar paraburgimin ish komandantit te shtabit të përgjithshëm te UÇK-së, zotit Sylejman Selimi dhe 6 bashkëluftëtarëve të tij edhe për 2 muaj”, tha Gashi.

“Ky vendim është shokues, jo i ligjshëm dhe jo i drejt. Asnjë arsye ligjore nuk ekziston që Sylejman Selimi dhe të tjerët të mbahen në paraburgim. Por duket se edhe ky gjyqtar ka ra në ndikim té prokurorit dhe te kolegjit te gjykatës se apelit i cili e ndryshoi masën e arrestit shtëpiak në masën më të rendë të mundshme në paraburgim”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)