Gruas në rrugë ia grabitin çantën
Podujevë, 30 korrik - Në rr. Hakif Zejnullahu në Podujevë, viktima femër shqiptare ka raportuar se të dyshuar të pa njohur me forcë i kanë grabitur çantën në të cilën kishte 20 euro para të gatshme, katër kartela bankare dhe dokumentet personale.
"Njësiti policor gjatë kërkimit të personit të dyshuar ka gjetur çantën e cila iu është kthyer viktimës", njofton policia.
Në një rast tjetër në Mitrovicë, viktima femër serbe ka raportuar se në një kafiteri të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur telefonin e saj të llojit “Samsung Galaxi”në vlerë prej 120 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.