Gruaja tenton të vetëvritet, pasi ishte shantazhuar nga një mashkull
Prizren, 13 korrik - Një femër në Prizren ka përdorë preparat kimik që përdoret për pastrim, duke tentuar të vetëvritet, pasi qe është shantazhuar nga një mashkull.
Policia në Prizren njofton se njësiti policor ka identifikuar të dyshuarin i cili është arrestuar dhe ka pranuar veprën në fjalë. \"Me urdhër te prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje\", njofton policia.
"Dje rreth orës 03:30 minuta, policia në Prizren e ka pranuar një informacion nga Emergjenca e Spitalit Rajonal se një femër kishte konsumuar preparate kimike Domestos dhe se e njëjta po trajtohej nga mjekët", njofton policia në Prizren.
Hetuesit policorë e kanë takuar viktimën dhe gjatë bisedës është bërë e ditur se një i dyshuar me të cilin ishte njohur e njëjta, më herët, tani e kishte rrahur me çrast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore (sipas raportit mjekësor) dhe i kishte bërë shantazh duke i kërkuar 200 euro në këmbim të mospublikimit të disa fotove komprometuese për viktimën.
Po ashtu e kishte kanosur se nëse rasti do të paraqitet në polici, vëllai i viktimës do ta pësoi keq.
I dyshuari, bëhet e ditur se pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
"Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që shantazhisti të ndalët nën masën e arrestit ndërsa një shok i tij i cili kishte pasur dijeni për rastin do të ndiqet penalisht për mos kallëzim të veprës penale", njofton policia.