Gruaja e Lushtakut nën llupën e EULEX-it
Prishtinë, 29 maj - Feride Lushtaku, gruaja e kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Gushtakut, një ditë pasi misioni EULEX e ka shpallur dënimin ndaj bashkëshortit të saj, sipas të cilit ai është dënuar për vrasje me 12 vjet burgim, e ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, përmes së cilit ajo e ka bërë publik emrin e një dëshmitari, i cili në procesin gjyqësor kundër Grupit të Drenicës është dëshmitar i mbrojtur.
Publikimi i emrit të dëshmitarit paraqet vepër penale dhe si i tillë, sipas Kodit Penal të Kosovës është i dënueshëm me burgim deri në 3 vjet, shkruan Zëri.
Prokurorët e EULEX-it janë të vetëdijshëm për këtë postim në Facebook dhe ata janë duke e shqyrtuar atë, ka thënë për zëri.info, zëdhënësi i misionit, Roland Bless.