17 Janar 2025

Grevë urie në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të veriut

Mitrovicë, 14 nëntor - Të burgosurit në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të veriut kanë filluar grevën e urisë. Greva është nisurpas transferimit të katër të burgosurve që më parë ishin në këtë qendër, për të vazhduar mbajtjen e dënimit me burg në burgun e Podujevës.

Katër të burgosurit, në mesin e të cilëve është edhe Slobodan Gavriq nga Beogradi, i dënuar me 13 vjet burg për terrorizëm në Kosovë, janë serbët e vetëm në burgun e Podujevës.

Të burgosurit tjerë në Mitrovicë të veriut, në mesin e të cilëve është edhe Oliver Ivanoviq, kanë vendosur të fillojnë grevën e urisë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë , zëvendësministri i Drejtësisë i Qeverisë së Kosovës, Nysret Hoxha.

Në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të veriut janë rreth 40 persona, në mesin e të cilëve edhe persona që janë të dënuar me burg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)