16 Maj 2024

Grevë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Prishtinë, 6 qershor - Mbi 650 të burgosur në Dubravë kanë nisur sot një grevë urie, për shkak të mos miratimit të ligjit për amnisti.

Këshilli Grevist i burgut të Dubravës, përmes një komunikate ka njoftuar se greva nuk do të përfundojë derisa të miratohet ligji ashtu siç iu është premtuar nga qeveria.

“Kjo shkaktoi pakënaqësi tek të gjithë të burgosurit dhe zhgënjim. Prandaj, të burgosurit nuk pranojnë të ndalin grevën deri në realizimin e te drejtës që kërkojnë për amnisti”, thuhet në këtë komunikatë.

Nga ana tjetër Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektues në Dubravë me rastin e shpërndarjes se mëngjesit, në Pavionin 5 ku janë të vendosur 143 të burgosur, 84 prej tyre kanë refuzuar të pranojnë mëngjesin, ndërsa, me rastin e shpërndarjes së drekës, të gjithë ata që kanë refuzuar mëngjesin, kanë pranuar drekën.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se në bazë të ligjeve dhe rregullave institucionale, grevë konsiderohet atëherë kur nga momenti i refuzimit të ushqimit të kalojnë 24 orë, andaj, në bazë të kësaj konstatojmë se ligjërisht nuk ka pasur grevë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)