Greqia shpenzon miliarda euro për t'u armatosur
Lajmin e bën të ditur Instituti Internacional i Kërkimeve për Paqen në Stokholm, në një raport që publikon buxhetin ushtarak të të gjithë vendeve, në Ditën Botërore kundër Shpenzimeve për blerjen e armëve.
Sipas këtij raporti, shumat e shpenzuara për armatime nga Athina në 30 vitet e fundit përbëjnë 1/3 e borxhit kolosal grek, e thënë ndryshe rreth 100 miliardë euro, duke e renditur atë në vendin e pestë, pas Kinës, Indisë, Koresë së Jugut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në mënyrë të veçantë theksohet fakti që Greqia vazhdon të shpenzojë për armatime një përqindje më të lartë të PBB-së nga çdo vend anëtar i BE, pavarësisht se vitin e fundit i ka reduktuar shpenzimet ushtarake për arsye të krizës ekonomike.
Raporti vë në dukje se shumat për armatime kanë pasur një tendencë gjithnjë e në rritje në 15 vitet e fundit, kur Greqia ka shtuar blerjet kryesisht nga Gjermania dhe Franca.
Të dhënat e raportit janë paraqitur edhe në Parlamentin Europian ku ka shumë zëra që akuzojnë Gjermaninë dhe Francën se i kanë vënë kusht Athinës blerje të reja armatimesh shumëmiliardëshe me shkëmbim futjen e Greqisë në Mekanizmin e Ndihmës të BE dhe FMN për të mos falimentua