22 Dhjetor 2024

Greqia fillon tërheqjen e trupave nga Kosova

Prishtinë, 3 qershor - Greqia do të reduktojë numrin e trupave të saja në kuadër të KFOR-it. Ushtria greke tha se rreth 600 ushtarët, do të fillojnë të largohen nga Kosova gjatë nëntorit. NATO planifikon të reduktojë misionin në Kosovë në rreth dy mijë e 500 ushtarë.

Greqia do të reduktojë trupat ushtarake në Kosovë. Ajo do të ndërprejë edhe pjesëmarrjen në kuadër të misionit të NATO-s për patrullimin e piratëve somalezë, për shkak të krizës që po kalon vendi, ka bërë të ditur sot shtabi i përgjithshëm i ushtrisë. Greqia po përballet me një krizë të madhe të borxheve dhe këtë e ka cilësuar si një betejë që duhet të kalojë vendi.

Nga këto reduktime të trupave Greqia mund të kursej mbi 23 milionë euro i ka thënë AFP-së zëdhënësi i ushtrisë Nikos Bonoras.

Mbi 600 ushtarë grekë dhe personel mbështetës do të tërhiqen gradualisht nga Kosova, duke filluar në nëntor të këtij viti. Këto reduktime bëhen në kuadër të planit të NATO-s për tërheqje të paqeruajtësve nga Kosova, ka thënë koloneli Bonoras.

“Zvogëlimi i përgjithshëm i trupave të KFOR-it prej 10 mijë në 2 mijë, që tashmë është i planifikuar, na ka lehtësuar punën tonë”, ka thënë Bonoras
Ai ka thënë se edhe fregata greke -anija luftarake në misionin e NATO-s në ujërat somaleze, tash është jashtë detyre por nuk do të kthehet më në këtë mision.

Greqia aktualisht shpenzon 21.7 milionë euro në vit për 657 paqeruajtësit në Kosovë dhe pesë milionë të tjera për misionin gjashtëmujorë të fregatës në kuadër të NATO-s.

Autoritetet greke janë duke shkurtuar misionet derisa vendi po përballen me një betejë të krizës ekonomike. Në mars, të këtij viti Greqia shënoi ditën e pavarësisë pa paradën tradicionale, me tanke, aeroplanë dhe raketa për herë të parë në më shumë se tri dekada, për të kursyer rreth dy milionë euro në shpenzimet operative.

Greqia ka iniciuar edhe bisedimet me rivalen e vjetër, Turqinë rreth programit të armëve të rënda, për të cilin këto dy vende kanë qenë në garë e që ky program iu ka kushtuar miliarda euro.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)